Nën organizmin e Bashkësis Lokale të fshatit Breznicës dhe në koordinim me Organizatën e Veteranëve të Luftës, sot është përkujtuar jeta dhe vepra heroike e dy dëshmorëve të kombit Sherif Jonuzit dhe Enver Bajramit.
Edhe pas 21 viteve amaneti i dëshmorëve në Luginë të Preshevës nuk është realizuar në përpikmëri, amaneti i tyre do të përmbushet vetëm kur kjo pjes ti bashkangjitet Kosovës, u tha në përvjetorin e dëshmorëve të kombit.
Në përkujtim të jetës dhe veprës së dëshmorëve morën pjesë familjarë dhe bashkëluftëtarë të Sherifit dhe Enverit. /Lajmi-AL/












