Kryetari Arifi letër kryeministrit Kurti, që ti lehtësojë masat për hyrje në Kosovë (letra)

0
347

Për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi është i vetmi përfaqësues institucional nga Lugina e Preshevës i cili zyrtarisht prmes shkresës iu ka drejtuar kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Albin Kurtit për lehtësimin e këtyre masave.

Arifi shpreson që kjo shkresë të ketë ndikimin e vetë dhe vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Obligimi për vakcinim me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vakcinuar me dozën e dytë dhe testin PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë. Në këtë rast, përveç qytetarëve të rëndomtë, po dëmtohen edhe studentët dhe bizneset tona që pothuajse lëvizin çdo ditë drejtim të Republikës së Kosovës” thuhet ndër të tjerash në letrën e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit./LajmiAL/