Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 629 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 394 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 245 janë nga Vranja, 38 nga Bujanoci, 37 nga Vlladiqin Hani, 30 nga Surdulica, 20 nga Tërgovishta, dhe nga 12 raste të reja kanë Boseligradi dhe Presheva.
Shifrat edhe më tej janë shqetësuese, Bujanoci me 38 raste të reja vazhdon të radhitet menjëherë pas Vranjës, ndërsa kjo e fundit edhe më tej mbetet vatër e virusit korona me shifra tëjet të larta të të infektuarve.












