Në Serbi nesër dhe pasnesër priten ditë me acarë me temperatura të ulëta deri në -15 gradë, njofton Enti Hidrometeorologjik Republikan.
Nesër paradite pritet ngrica mesatare dhe e fortë dhe mot i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.
Në lindje, juglindje dhe jug me vranësira të pjesshme vende-vende me borë të dobët.
Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare veriore, e cila në fund të ditës do të jetë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperaturat më të ulëta do të lëvizin nga minus 12 deri në minus shtatë, lokale rreth minus 15, ndërsa më e larta ditore në shumicën e vendeve nga minus katër deri në minus një (ditë me acarë).
Ditë me acarë priten të mbizotërojnë deri të mërkurën, kur gradualisht do të jetë më ngrohtë.
Të premten gjatë ditës në zonat më të ulëta mund të ketë reshje shiu ose reshje bore.
Parashikimi biometeorologjik për të hënën, 24 janar 2022:
Kushtet biometeorologjike do të ndikojnë negativisht tek të sëmurët kronikë dhe problemet më të theksuara mund të ndjehen nga pacientët cerebrovaskular dhe kardiovaskular.
Meteoropatët mund të ndjejnë nervozizëm, dhimbje koke dhe dhimbje kockash.












