Katalizatorët e makinave do të mund të behen paisjet më të kërkuara dhe biznes fitimprurës kur nga 5 gushti do të ashpërsohet kontrolli teknik sipas ndryshimeve të ligjit mbi sigurinë në komunikacion.
Arsyejet fshihen në numra.
Sipas vlersimeve fillestare, më shumë se 100.000 automjete nuk do të mund të regjistrohen për shkak të sasisë së palejuar të kazrave shkarkues, saktësisht për shkak të katalizatorit joadekuat ose në mungesë të kësaj pajisje.
Ndërsa çmimi i një katalizatori sillet nga 50 deri në 1.500 euro varësisht nga ajo nëse është universal, zëvendësues ose origjinal, kjo mvaret nga modeli i automjetit, bëjnë të ditur nga MPB.
Se bëhet fjalë për një punë shum profitabile këtë e ka dëshmuar edhe aksioni i MPB-së javës së kaluar në disa qytete të Sërbisë, gjatë së cilit policia ka arrestuar disa persona për shkak të dyshimit se nga disa automjete kanë vjedhur katalizatorët, ndërsa kishin tentuar të njëjtën gjë edhe në disa automjete të tjera./Lajmi-AL/








