Korona në rrethin e Pçinjës. Brenda 24 orëve dyfishohet numri i të infektuarve, 15 nga Bujanoci

0
200

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 577 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 182 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 102 janë nga Vranja, 31 nga Surdulica, 24 nga Vlladiçin Hani, 15 nga Bujanoci, 6 nga Boseligradi, 3 nga Tërgovishta dhe 1 nga Presheva.

Sipas të dhënave të publikuara numri i të infektuarve në rrethin e Pçinjës brenda 24 orëve është dyfishuar./LajmiAL/