Çmimet e derivateve në Serbi janë rritur, por pritet prap rritje. 1 l naft kushton 168,52 dinarë

0
265

Çmimet e karburanteve në pompat e bënzinës në Sërbi janë  rritur edhe javën e kaluar, kështu që tani për një litër benzinë duhet paguar 164,18 dinarë ndërsa 168,52 dinarë për dizel, dhe nëse shëndrrohet në euro, është regjistruar rritje prej 0,013 në 0,015 euro. Përkatësisht, më 11 tetor litri benzinë ​​kushtonte 1.39 euro, ndërsa shtatë ditë më vonë 1.41, kurse nafta korrigjohej nga 1.43 në 1.44 euro.

Ekspertët bëjnë të ditur se trendi i rritjes së çmimit të karburanteve nuk do të ndalet dhe se është reale të pritet një korrigjim i ri në ditët në vijim për shkak se u shënua rritje e çmimit të naftës së appërpunuar për fuçi, për të cilën Bursa e Londrës duhej të paguante 86,17. dollarë ndërsa në berzën amerikane 84.51 dollarë.

Duke gjykuar nga qëndrimet e vendeve të OPECA-s, ky trend i rritjes  mund të vazhdojë në tregun botëror, ndaj është pothuajse e sigurt që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, nafta bruto do të arrijë çmimin prej 100 dollarë për fuçi sepse rezervat globale janë në nivelin më të ulët.

Kjo praktikisht do të thotë se është pothuajse e sigurt që rritja e derivateve nuk do të ndalet gjithandej, madje edhe në Serbi, dhe disa vlerësime thonë se pas Vitit të Ri, në pompat serbe derivatet do të mund të shtrenjtohen edhe për gjashtë dinarë të tjerë./LajmiAL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here