Me rastin e mbylljes së listës të regjistrimit për termin në nëntor javën e kaluar ka ardhur deri tek një problem teknik.
Përskaj kësaj kanë hyrë shumë më shumë regjistrime ngase ka termine të disponueshme në nëntor.
Kjo është arsyeja përse lista për termine nuk do të hapet në nëntor, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Beograd.
Kjo ka të bëjë vetëm për terminet për të interesuarit për punësim pa diploma të nostrifikuara dhe pa marrëveshje paraprake për punësim.
Sipas këtij njoftimi, për momentin shpresa për të marrë një termin në nëntor në Ambasadën e Gjermanisë në Beograd në fushën e lartpërmendur është e pamundur.
Ndërsa Ambasada njofton se dukshëm do të lehtësojë procedurat e termineve në të ardhmën, pas kësaj që ka ndodhur./Lajmi-AL/








