Konkursi për Programin e Praktikës Profesionale për të Rinj nga Serbia Jugore dhe Jugperëndimore për vitin 2025/2026

0
222

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, së bashku me Misionin e OSBE-së në Serbi, ftojnë të gjithë të interesuarit të aplikojnë në konkursin publik për përfshirjen në Programin e Praktikës Profesionale për vitin 2025/2026.

Ky program, i cili organizohet për të gjashtin vit radhazi, do t’u mundësojë të rinjve që të punojnë për një vit në institucionet shtetërore.

Ftojmë të gjithë kandidatët dhe kandidatet që kanë diplomë universitare, janë të interesuar për funksionimin e administratës shtetërore dhe kanë vendbanim në komunat: Bujanoc, Medvegjë, Novi Pazar, Nova Varosh, Preshevë, Priboj, Prijepolje, Rashkë, Sjenicë dhe Tutin – të aplikojnë deri më 10 gusht 2025.

Pjesëmarrësit do të përzgjidhen përmes një procesi seleksionimi që përfshin: shqyrtimin e aplikimit, intervistë online dhe testim me shkrim.

Kushtet për kualifikim dhe formulari i aplikimit gjenden në linkun në vijim:

👉 Aplikoni këtu

Institucionet pjesëmarrëse në këtë program janë:

  • Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe për Dialogun Shoqëror
  • Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale
  • Ministria për Integrime Evropiane
  • Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë
  • Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
  • Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit
  • Zyra për Prokurime Publike
  • Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë
  • Akademia Kombëtare për Administratë Publike
  • Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave (e cila nga këtë vit i bashkohet programit)

Ky program synon të nxisë kuptimin më të mirë të funksionimit të institucioneve shtetërore, përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen më të madhe të të rinjve dhe të rejave nga komunitetet pakicë dhe nga zonat më pak të zhvilluara të Serbisë Jugore dhe Jugperëndimore në administratën publike të vendit.