Ministri Berisha në Kampionatin e 5-të Ndërkombëtar të Hapur të Shahut në Serbi

0
249

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe për Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, hapi zyrtarisht raundin e tretë të Kampionatit të 5-të Ndërkombëtar të Hapur të Shahut “Serbia Open 2025”, duke bërë lëvizjen e parë në lojën me ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovën, Milosh Terziq.

Ky është turneu më masiv në Serbi, i cili mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë së Sportit dhe organizohet nga Federata e Shahut e Serbisë. Në të marrin pjesë rreth 500 garues nga 45 vende të ndryshme, përfshirë edhe 18 mjeshtër të mëdhenj.