Numri i popullsisë deri në këtë vit do të jetë tronditës – mosha mesatare do të arrijë gati 50 vjeç
Fenomeni i lindshmërisë së ulët, që ka nisur në shoqërinë tonë që nga mesi i shekullit XX dhe vazhdon ende sot, është rezultat i një kombinimi të modernizimit, ndryshimeve të vlerave, pasigurisë ekonomike dhe politikave shoqërore. Sot Serbia përballey me një numër gjithnjë e më të ulët të lindjeve, ndërsa gratë gjithnjë e më shpesh mbesin shtatzënë për herë të parë në të tridhjetat.
Sipas demografëve, çdo grua në moshë riprodhuese do të duhej të lindte katër fëmijë që situata të përmirësohej – por a është kjo e realizueshme?
Për faktin se për të ndryshuar trendin e natalitetit nuk mjafton vetëm “motivimi”, por duhen hapa të qëndrueshëm dhe afatgjatë nga shteti dhe shoqëria; për shkaqet e shumta të ndërlidhura me ndryshimet ekonomike dhe kulturore. Sipas Departamentit për Demografi dhe Statistika të Shëndetit në Entin Shtetëror të Statistikave të Serbisë, arsyet janë “të ndërlikuara dhe të lidhura me ndryshime të thella shoqërore, ekonomike dhe kulturore”.
“Fenomeni i lindshmërisë së ulët (i njohur edhe si krizë nataliteti ose fertilitet i ulët) ka filluar të shfaqet në mesin e shekullit XX. Faktorët më të rëndësishëm që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë janë kalimi nga një shoqëri bujqësore në atë industriale, që ka ndryshuar mënyrën e jetesës. Në zonat rurale, fëmijët shpesh ishin ndihmë ekonomike (fuqi punëtore), ndërsa në qytete një numër më i madh fëmijësh paraqet sfidë për strukturën moderne të familjes. Jeta urbane sjell kosto më të larta dhe më pak hapësirë jetese – çka e vështirëson rritjen e shumë fëmijëve.”
Midis amësisë dhe karrierës
Gjithashtu, një numër gjithnjë e më i madh grash po arrijnë nivele më të larta arsimimi, janë të punësuara dhe synojnë karrierë të suksesshme. Si pasojë, krijimi i familjes dhe lindja e fëmijëve shtyhen gjithnjë e më shumë, ndërkohë që kapaciteti biologjik për të lindur bie me kalimin e viteve. Barazia gjinore ende nuk është arritur plotësisht, ndaj gratë shpesh përballen me zgjedhjen midis amësisë dhe karrierës.
“Individualizmi dhe përmbushja personale kanë marrë përparësi ndaj vlerave tradicionale familjare. Lindja dhe prindërimi nuk shihen më si detyrë, por si zgjedhje apo e drejtë. Martesa dhe familja nuk janë më domosdoshmëri sociale – ndaj rritet numri i personave që jetojnë vetëm ose në bashkëjetesë pa martesë. Gjithashtu, zgjatja e periudhës së shkollimit dhe kërkimi i gjatë i punës e shtyjnë moshën mesatare kur njerëzit krijojnë familje. Si rrjedhojë, ora biologjike, veçanërisht për gratë, po troket – dhe koha për të lindur më shumë fëmijë në kushte të shëndetshme riprodhuese po zvogëlohet.” Thonë nga shoqata e lartcekur
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Serbisë, 40 vjet më parë, gratë lindnin më së shumti në të njëzetat, ndërsa pas moshës 35 vjeç, numri i lindjeve përgjysmohej.












