Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e pasditës së sotme në rrugën Lluçan-Dobrosin komuna e Bujanocit, dy të mitur kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre rëndë, lajmin ia ka konfimruar portalit LajmiAL mjeku kujdestarë nga ndihma e shpejtë në Bujanoc Dejan Stojanoviç.
Sipas tij personave të lënduar menjëherë iu është dhënë ndihma e parë në Bujanoc dhe më pas janë transportuar për në Spitalin e Vranjës.
Aksidenti ka ndodhur kur automjeti e ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra nën rrugë.
E POLTESUAR
Të gjithë personat që gjendeshin në veturë janë nga fshati Lluçan
/LajmiAL/












