KAMBERI DHE PVD I LËNË NËN HIJE ARIFIN e PD-së, MUSLIUN e LPD-së  dhe MUSTAFËN e PDSH-së

0
1005

Shaip Kamberi ka lënë në hije pothuajse të gjithë liderët e tjerë shqiptarë në Luginë, duke marrë mbi vete kontributin kryesor të lobimit që çoi deri te raporti i cili pritet të aprovohet në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kjo u pa së fundmi në postimin e deputetit Shaip Kamberi, njëherit kryetar i PVD-së, i cili në emër dhe me vulën e këtij subjekti politik ka falënderuar publikisht:

“Sot, përmes një shkrese zyrtare, kam falënderuar Kongresistin Keith Self për sponsorizimin e ligjit H.R. 6411, si një hap i rëndësishëm për sensibilizimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.”

Nga kjo shkresë kuptohet qartë se merita e lobimit i atribuohet PVD-së dhe deputetit Kamberi, duke minimizuar pothuajse tërësisht rolin e subjekteve të tjera politike dhe të liderëve shqiptarë në Luginë.

Megjithatë, Kamberi dhe PVD-ja, deri diku, kanë edhe të drejtë, pasi asnjë subjekt tjetër politik nuk e pa të arsyeshme ta përshëndesë këtë nismë dhe ta falënderojë Kongresistin Keith Self për kontributin e tij, apo të paktën t’ua rikujtojë qytetarëve se edhe ata ishin pjesë e këtij misioni të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nagip Arifi i PD-së, Shqiprim Musliu i LPD-së dhe Ragmi Mustafa i PDSH-së, subjekte dhe liderë që morën pjesë në takimet lobuese, mbetën në hijen e gështenjës, duke pritur se sa gështenja do të dalin të shëndetshme nga BUÇALLA – pa marrë përgjegjësi publike dhe pa artikuluar rolin e tyre në këtë proces.

PËRMBAJTJA E LETRËS SË DEPUTETIT KAMBERI

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK

Preshevë, Ramiz Sadiku 3

I nderuari Keith Self

Anëtar i Kongresit

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së

Sponsor i H.R. 6411

Washington, D.C. 20515

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Mirënjohje për udhëheqjen tuaj si sponsor i H.R. 6411

I nderuar Kongresmen Self,

Po ju drejtohem në cilësinë time si Shaip Kamberi, i vetmi deputet shqiptar në mesin e 250 deputetëve në Parlamentin  e Republikës së Serbisë, dhe si Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, përfaqësuesja kryesore politike e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Ishte gjithashtu kënaqësi të pata mundësinë t’ju takoj personalisht më 23 tetor 2025 në Dallas, ku diskutuam situatën e komunitetit shqiptar në jug të Serbisë dhe sfidat më të gjera rajonale.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për udhëheqjen tuaj dhe përkushtimin personal si sponsor i ligjit H.R. 6411, Akti për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, i cili u miratua nga Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve më 21 janar 2026.

Për komunitetin shqiptar në Serbi, kjo nismë përfaqëson një hap historik dhe thellësisht domethënës, pasi sjell vëmendje institucionale ndërkombëtare ndaj problemeve sistematike që kanë mbetur të pazgjidhura për dekada. Si përfaqësues i zgjedhur drejtpërdrejt nga ky komunitet, mund të konfirmoj se sfidat e trajtuara në këtë rezolutë – përfshirë pasivizimin administrativ të vendbanimit, mohimin e të drejtave civile dhe politike, mungesën e përfaqësimit proporcional në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave arsimore dhe kufizimet në të drejtat gjuhësore – përbëjnë pjesë të realitetit të përditshëm me të cilin përballen mijëra qytetarë shqiptarë të Serbisë.

Udhëheqja juaj dërgon një mesazh të fuqishëm se të drejtat e pakicave dhe standardet demokratike në Ballkanin Perëndimor mbeten çështje e përgjegjësisë dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare. Ajo gjithashtu rikthen shpresën se zgjidhjet paqësore dhe institucionale janë ende të mundshme.

Ju lutem pranoni mirënjohjen time të sinqertë për angazhimin tuaj parimor dhe kontributin në avancimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here