Drejtori i Pfizer: Pandemia përfundon deri në janar?

0
301

Kompanitë farmaceutike po paralajmërojnë terapi antivirale që ulin ndjeshëm vdekshmërinë nga Covid-19.

Një muaj pasi gjiganti farmaceutik Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics njoftuan se kishin krijuar një ilaç anti-covid 19 që redukton hospitalizimin dhe vdekshmërinë në 50 për qind të pacientëve, Pfizer njoftoi gjithashtu se pilula e tyre anti-covid, e kombinuar me një ilaç HIV, zvogëloi gjasat e hospitalizimit dhe vdekjet me 89 për qind.

Përqindja i referohet të rriturve në rrezik të komplikimeve të rënda. Ky kombinim i barnave ngadalësoi metabolizmin, duke bërë të mundur që ilaçi antiviral të funksionojë më gjatë në trup.

Drejtori i Pfizer, Albert Burla tha se para Ditës së Falënderimeve të Amerikës, në fund të këtij muaji, do të dorëzojë të dhënat për terapinë.

Anëtari i bordit të drejtorëve të Pfizerit Dr. Scott Gottlieb tha për CNBC se pandemia e koronavirusit në Amerikë mund të përfundojë deri më 4 janar, kur masa e administratës Biden të hyjë në fuqi që të gjithë në vendin e punës duhet të vaksinohen, në çdo kompani me së paku ka 100 punonjës./LajmiAL/