Pas përfundimit paraprak të punimeve dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në dy rrugë shumë të frekuentuara në qytetin e Bujanocit, të cilat rrethojnë parkun e qytetit dhe entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” sot ka filluar edhe asfaltimi i të njetave i cili pritet të përfundojë brenda 2 ditëve.
Sipas shefit të kabinetit të kryetarit të komunës Sali Salihut rregullimi i rrugës rreth Entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” ka qenë njëra ndër kërkesat më të mëdha të qytetarëve, e cila është mjaft e frekuentuar.

Pas problemeve të shumta në këtë rrugë, vetqeverisja lokale në Bujanoc i kanë dhënë prioritet rregullimit të kësaj rruge”
Kryers i punimeve është kompania “Saba Bellça” ndërsa vlera e përgjithshme e punimeve është rreth 15 milionë dinarë me TVSh.
Asfaltimin e këtyre rrugëve nga afër e ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tijë./LajmiAL/












