Hasani mbetet drejtor i Qendrës Sportive, Spasiç e mer vendimin e përhershëm?

0
348

Të mërkurën më 17 nëntor do të mbahet seanca e 6 me radhë e Kuvendit Komunal të Bujanocit ku ndër të tjera do të jenë edhe shkarkimet dhe emrimet e UD të drejtorëve të NP.

Në rend të ditës do të jetë edhe shkarkimi i UD të drejtorit të Qendrës Sportive “Rinia” në Bujanoc Fatmir Hasanit.

Për dallim nga shkarkimet dhe emrimet tjera në këtë pikë të rendit të ditës nuk është paraparë emrimi i UD të drejtorit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Lajmi-AL KK ka marrë vendimin e Gjykatës për kthimin në vendin e punës të ish drejtorit Zoran Spasiç të shkarkuar nga kjo përbërje e KK.

Nëse ky vendim është arsyeja që emrimi i Hasanit nuk është paraparë në rend të ditës kjo mbetet të shihet gjatë seancës së nesërme.

Sipas informacioneve që ka arritur ti sigurojë Lajmi-AL, pavarësisht vendimit të Gjykatës për kthimin në vendin e punës të ish drejtorit të Qendrës Sportive “Rinia” Zoran Spasiç, drejtori aktual Fatmir Hasani do të vazhdoj ta ushtrojë detyrën e UD të drejtorit të Qendrës Sportive në Bujanoc, ndërsa për këmbin është dakorduar me Spasiç që këtij të fundit të ia jap vendimin e përhershëm të punës në Administratën e Qendrës Sportive “Rinai”.

Tërheqjen e tijë nga posti i drejtorit pavarësisht vendimit të Gjykatës e ka konfirmuar edhe vet Spasiç gjatë një deklarate në mediat lokale në gjuhën serbe, ku ka thënë se këtë e bënë për arsyeje personale./Lajmi-AL/