Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 389 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 76 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 41 nga Vranja, 11 nga Surdulica, 8 nga Bujanoci, 6 nga Vlladiçin Hani, 5 nga Boseligradi, 3 nga Tërgovishta dhe 2 nga Presheva.
Në bazë të këtyre të dhënave nga numri i përgjithshëm i të testuarve 19 përqind kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona./LajmiAL/












