Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Serbi viti shkollor 2022/2023 fillon me 1 shtator. Ministria e Arsimit e Serbisë dhe Sekretariati Krahinor për Arsim kanë publikuar kalendarët shkollorë për vitin 2022/23.
Sipas kalendarëve të publikuar, fundi i semestrit të parë për nxënësit e shkollave fillore është të premten, më 30 dhjetor, kështu që pushimet dimërore janë nga e shtuna më 31 dhjetor deri të dielën më 22 janar 2023.
Fillimi i semestrit të dytë do të jetë ditën e hënë, më 23 janar, ndërsa pushimi pranveror do të kombinohet me Pashkët dhe do të zgjasë nga e premtja 7 prill deri të martën, 18 prill. Dita e fundit shkollore e vitit shkollor 2022/2023 do të jetë e premte, 20 qershor 2023 për nxënësit e klasës së parë deri në të shtatën, dhe 6 prilli për nxënësit e klasës së tetë.
Viti shkollor përfundon më 20 qershor 2023 për nxënësit e klasës së parë deri në të shtatën dhe më 6 qershor për nxënësit e klasës së tetë












