Nagip Arifi: Pasivizimi është spastrim etnik që ka për qëllim zvogëlimin e shqiptarëve në Luginë

0
288

Në Medvegjë gjatë vikendit është mbajtur tryezë kushtuar pasivizimit të adresave të shqiptarëve dhe problemeve me të cilat po ballafaqohen familjet shqiptarëe.

“Nevoja për riorganizim dhe qasje mbipartiake në politikbërje”, kështu u quajt Paneli i organizuar nga Flora Ferati Sachsenmaier, e cila ishte nikoqire e tryezës së djeshme në Medvegjë.

Lidhur me këtë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi potencoi se, “Ky është një spastrim etnik edhe atë me qëllim të caktuar, të zvogëlimit të numrit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Shënime të sakta për momentin nuk ka askush, sepse jetojmë me një shtët i cili jep shenime kur i konvenon, ndërsa kur nuk i konvenon nuk jep shenime, sidomos neve pushteteve lokale, në Bujanoci dhe Preshevë.”

Arifi paraqiti edhe shumë problem tjera me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës në përgjithësi, sidomos ata të Medvegjës në veçanti.

Nga ana tjetër kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi potencoi mungesën e qasjes serioze të qeverive shqiptare dhe kërkoi që në këtë drejtim angazhimi duhet në jetë shumë më i madhë në aspekt ndërkombëtarë.

Me arsyeje apo jo, këtij paneli i munguan përfaqësues të KKSH-së të cilët nuk patën asnjë përfaqësues të tyre për të paraqitur të dhnëtat që posedojnë lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Medvegjës./LajmiAL/