Ferati Sachsenmaier: Kamberi dhe Zuka ishin të ftuar por nuk erdhën në tryezën ku flitehj për pasivizimin e shqiptarëve

0
476

Organizatorja e tryezës në Medvegjë me temën: Komuniteti “Shqiptar në Serbi: Nevoja për një Riorganizim dhe Qasje Mbipartiake në Politikbërje” Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier, i ka thënë lajmial se në këtë tryezë ishin të ftuar edhe deputeti popullorë Shaip Kamberi si dhe koordinatorja e zyres së KKSH-së në Medvegjë Lirona Zuka, por arsyeja e mospjesmarrjes nuk dihet.

“Po, i kemi ftuar z. Kamberin dhe znj. Lirona Zuka (shihne agjendën).

Pjesëmarrja është konfirmuar fillimisht, por më pas nuk kanë ardhur” ka thënë për lajmial Ferati-Sachsenmaier.

Tema për të cilën ëhstë paraparë të flaës deputeti Kmaberi ka qenë: “Minoriteti Shqiptar në Serbi: Mësimet nga e kaluara dhe nevoja për një angazhim politik më dinamik për drejtat e shqiptarëve në Serbi ”.

Nga ana tjetër koordinatorja e zyres së KKSH-së në Medvegjë ka patur mundësinë të flaës për: “Sfidat e shqiptarëve në sigurimin e pjesëmarrjes aktive politike ne nivel lokal në Medvegje, Preshevë, dhe Bujanoc”: Përvojat personale gjatë dekadës së fundit”.

LajmiAL ka siguruar edhe agjendën e kësaj tryeze:

    Presheva, Medvegja, dhe Bujanoci në Dialog

                                                                Takimi i Parë                                                       

                                                                                *******

   TemaKomuniteti Shqiptar në Serbi: Nevoja për një Riorganizim dhe Qasje Mbipartiake në Politikbërje

                                      21 gusht, 2022 (Hotel Gejzer, Banjë e Sijarinës)

                                             Paneli I
13.00 – 13.15Mberritja e pjesëmarrësve  
13. 15 -13. 25 Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier, Universiteti Göttingen, Gjermani: „Hapja e takimit dhe prezentimi i agjendës së diskutimeve”.

13. 25 – 13. 40z. Femi Beha, Asambleist në Kuvendin e komunës së Medvegjës:
“Komuniteti shqiptar në Medvegjë: Në kërkim të një qasje të re politike”  
13.40 – 14. 00z. Nagip Arifi, Krytetari i Komunës së Bujanocit:
“Bujanoci:  Regjistrimi i Popullsisë, ‘Pasivizimi i Adresave’ dhe Dialogu me Qeverinë e Republikës e Serbisë.  
14.00 – 14. 15z. Shqiprim Arifi, Krytari i Komunës së Preshevës:
“Rëndësia e ngritjes së kapaciteteve të reja profesionale shqiptare në nivel të Luginës: Lobimi vazhdueshëm tek instancat ndërkombetare si prioritet politik për tri komunat “.  
14. 15 – 14.30z. Shaip Kamberi, Deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë:
 “Minoriteti Shqiptar në Serbi: Mësimet nga e kaluara dhe nevoja për një angazhim politik më dinamik për drejtat e shqiptarëve në Serbi ”.  
14:30 – 14.50Pushim Kafe
                                    Paneli II
14.50 – 16.20z. Arben Ferati, znj. Aulona Halimi, znj. Lirona Zuka, Driton Hyseni, Edita Nuhiu
“Sfidat e shqiptarëve në sigurimin e pjesëmarrjes aktive politike ne nivel lokal në Medvegje, Preshevë, dhe Bujanoc”: Përvojat personale gjatë dekadës së fundit”.    
16.20- 16. 45znj. Teuta Fazliu (Bujanoc), Shermine Iljazi (Preshevë), Gani Krasniqi (Përfqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Fushë Kosovë, Latif Mustafa (Preshevë).
“Të jesh shqiptar/e e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit në Kosovë:  Përceptimet, Sfidat, dhe Artikulimi i Problemeve të tyre ne Opinion”.  
16.45 – 16. 50Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier   Reflektim dhe konkluzionet nga takimi
17. 00 – 18. 00  Vizita e përbashkët te dy familje shqiptare të “pasivizuara“ në Banjë të Sijarinës.   Vizitë te Agim Ukiqi, ndërmarrës shqiptar, i cili së fundi e ka fituar një betejë të gjatë ligjore në Serbi. Pas shumë vitesh përpjekje, më në fund ai mund të hap hotelin e tij në Banjë të Sijarinës.     Intervista me gazetarë nga Kosova.

Për informata të hollësishme, ju lutem kontaktoni:

Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier

E-mail: f.ferati@gmail.com