Edhe kafshët e egra nuk e duan Malësinë e Bujanocit pa njerëz (Video)

0
392

Edhe pse njihet si kafsha më dinake, ajo shumë lehtë mund ta kuptojë nëse njeriu nuk ka qëllime të kqija.
Kjo Dhelpër tashmë është bërë shtëpiake, ajo shpesh e viziton Ilmi Bajramin nga Suharna e Malësisë së Bujanocit i cili në raste edhe e ushqen.
“Ajo shpesh me vete sjellë edhe shoqëri, nuk frigohet aspak, por as nuk ka ndodhë që të më shkaktoj dëme në pronën time.
Jemi bërë shokë edhe pse gjithnjë kam kujdes, sepse jo më kot i thonë Dhelpra dinake” thotë për Lajmi-AL Ilmi Bajrami.
Ai thotë se, kjo dhe një tjetër shpesh vijnë së bashku, nganjëherë i jap edhe ushqim edhe pse është dashur një kohë e gjatë deri sa kem arritur ta prekë me dorë.
Familja Bajrami nga Suharna e Malësisë së Bujanocit është ndër familjet e pakta e cila ka mbajtur gjallë shpresat për frymezimin e jetës në Malësinë e Bujanocit.
Ndonëse kjo shoqëri mes njeriut dhe dhelprës mund të jetë një dëshmi se edhe kafshët nuk e duan të zbrazur Malësinë e Bujanocit. Video është bërë ekslkuzivisht për Lajmi-AL.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here