Bujanoc: 8 raste të reja me Covid-19

0
173

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 490 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 136 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 94 janë nga Vranja, 11 nga Surdulica, nga 9 raste të reja kanë nga Vlladiçin Hani dhe Boseligradi, 8 nga Bujanoci, 3 nga Tërgovishta dhe 2 nga Presheva.

Bazuar në të dhënat e ditës së djeshme numri i rasteve me infeksion është përgjysmuar por mjekët gjithnjë apelojnë për imunizim sa më të madh të popullatës përshkak se temperaturat e ulta mund të ndihmojnë rritje e rasteve të reja me virusin korona./LajmiAL/