E shtuna në komunën e Bujanocit shoqërohet me 11 të infektuar, 117 në rrethin e Pçinjës

0
326

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 414 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 117 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 67 janë nga Vranja, 21 nga Surdulica, nga 12 nga Vlladiçin Hani 11 nga Bujanoci, 3 nga Boseligradi 2 nga Presheva dhe 1 nga Tërgovishta