Kolona të gjata në vendkalimet kufitare për automjetet e rënda. Në Horgosh pritjet deri në 5 orë

0
328

Në pikat e pagesës së autostradës në Serbi nuk ka ndalesa të automjeteve, sikurse edhe në vendkalimet kufitare për automjete të udhëtarëve, njoftoi NP “Rrugët e Serbisë”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare në ora 17:15, në vendkalimin kufitar Horgosh, në dalje për automjetet e rënda 300 minuta pritje, ndërsa në vendkalimin kufitar Kelebi, në dalje vonesa është 120 minuta.

Në vendkalimin kufitar Gradinë, në dalje, pritjet për automjete të rënda janë 90 minuta, në vendkalimin kufitar Batrovci, në dalje, pritjet për automjetet e rënda është 120 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Shid, në dalje pritjet për automjetet e rënda janë 180 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk ka vonesa për të gjitha kategoritë e automjeteve, thuhet në njoftim.