Covid-19, rënie vogël e shifrave në Bujanoc 55 raste të reja, Presheva vendnumrim me 31 raste të reja

0
227

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 831 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 470 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 237 janë nga Vranja, 67 nga Surdulica, 55 nga Bujanoci, 38 nga Vlladiqin Hani, 31 nga Presheva, 22 nga Boseligradi dhe 20 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së mërkurë.