Vjen paralajmërimi, nuk do të ketë një LISTË të përbashkët për parlamentaret?

0
384

Akoma pa u shpallur zyrtarisht zgjedhjet parlamentare në Serbi, subjektet politike shqiptarë vetëm se kanë nisur fjalorin e vrazhdë, madje edhe fyes, një paralajmërim ky se do të kemi një fushatë JO-demokratike, aq më pak, mundësi për një listë të vetme garuese shqiptare.

Përplasjet e fundit në Preshevë, medoemos do të kenë ndikim edhe në komunën e Bujanocit, vetëm se kalkulimet mund të ndryshojnë.

Përderi sa në Preshevë vetëm se është shuar mundësia për një listë të përbashkët, Bujanoci defakto është në qetësi, por jo edhe dejure.

Jemi dëshmitarë të situatave të ngjashme, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

PVD gjithnjë ka qenë subjekti i nismave të tilla, ndonëse edhe përfituesja më e madhe, duke kryesuar çdo listë me kandidatin e sajë, kështu në çdo legjislaturë ky subjekt politikë është përfaqësuar me deputetët e sajë, ndonëse nuk kanë arritur të ndryshojnë gjendjen e shqiptarëve në Luginë, megjithate mjete të majme financiare kanë përfituar sikurse subjekti poashtu edhe deputetët.

Garnitura e fundit, “Koktel-deputetët” ishin një “mollë e artë” për PVD-në sepse edhe këtu arriti të sigurojë kryesimin e listës me ndihmën e Gent Cakajt, ndonëse ky i fundit e kalkuloi edhe koalicionin qeverisës gjitshhqiptarë në komunën e Bujanocit, duke i mundësuar prap PVD-së që të dalë fituese, pavarësisht rezultatit zgjedhorë.

Ky subjekt politikë me përvojë shumëvjeçare edhe në komunën e Preshevës nga mesfusha shënoi GOL, duke përfituar postin e të parit të komunës, edhe pse rezultati zgjedhorë nuk ia mundësoi një gjë të tillë, kalkulimet politikë treguan ndryshe.

Situata në terren tashmë ka ndryshuar dukshëm, APN vetëm se ia ka bërë me dijë, se për zgjedhjet parlamentare nuk do të mund të llogaris në elektoratin e APN-së, kështu PVD e vetëdijëshme për rëndësinë e pjesmarrjes në këto zgjedhje ka filluar të lëvizë çdo gurë të mundshëm për ta fituar të paktën një deputet dhe të ardhurat e majme mujore si subjekt politik.

Në opinion po pëshpëritet se PVD mund edhe ta kushtëzojë PDSH-në për përkrahje në zgjedhjet parlamentare, ndonëse kësaj të fundit i nevoitet përkrahja për gjymëmandatin e dytë për kryetarë të komunës së Preshevës! Kuptohet nëse i mbetet besnik qëndrimit shumëvjeçarë për mos pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare, por me një kosto, posti i kryetarit të komunës në këmbim të përkrahjes në heshtje për parlamentaret.

Kështu PVD përveç votës së PDSH-së, në listë do ti radhiste edhe LR-në dhe LPD-në si një listë e përbashkët, të paktën kështu po flitet në opinion, për një afërsi me këto dy të fundit?

Megjithatë në lojë edhe më tej mbesin dy subjektet që kanë dalë të parat, në Preshevë, APN dhe PD në Bujanoc e që mund të çrregullojnë çdo kalkulim të pjesmarrjes në parlamentaret.

Nuk përjashtohet mundësia që PD si forcë e parë politike në komunën e Bujanocit të kërkojë që të kryesojë listën cila do qoftë ajo për zgjedhjet parlamentare, moralisht e ka këtë të drejt.

Njejtë mund të ndodhë edhe me APN-në në Preshevë, por jo me një listë të përbashkët me PVD-në, të paktën kështu duket fillimi, edhe pse në politikë “kurrë mos thuaj kurrë”.

“Sill e mshtill”, mund edhe të kemi 3 lista garuese, nëse PVD lëshon pe që mos ta kryesojë listën, në të kundërtën!!!

Nga ana tjetër bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, sikurse në Preshevë poashtu edhe në Bujanoc, PVD nuk e ka lluksin që të kërkojë shumë, por që është e flaktë për pjesmarrje, veçanarisht të kryesojë, kjo as që do koment!

Nëse do të kemi ndikime nga dy shtetet amë Shqipëria dhe Kosova kjo mbetet të shihet, sidomos nëse ndonjëri nga subjektet politike do të ia kërkojnë një gjë të tillë që të akomodohet më lehtë./Lajmi-AL