Gazetari: Eshtë vënë nga kundërshtarët e tuaj politik në pah se keni një aktakuzë, Ardita Sinani: Për këtë temë nuk u njoftova se do flas sonte /video/

0
229

Në një intervistë për Kanal 10, gazetari Xhemajl Rexha, ka intervistuar kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani

Gazetari: Eshtë vënë nga kundërshtarët e tuaj politik në pah se keni një aktakuzë, është ngritur në fund të janarit nga gjykata në Nish, zonja kryetare?

Ardita Sinani: Për këtë temë nuk u njoftova se do flas sonte, por nuk e kisha preferuar të paktën sonte të flas për këtë temë, do ta kisha preferuar të flas në emision tjetër.

Gazetari: Gjithsesi, ne ju kemi ftuar për të folur për dialogun por besoj që nuk e keni problem për tjetër herë për të gjitha temat janë të diskutueshme.

Ardita Sinani: Ato aktakuza janë ngritur nga ish kryetari i komunës gjegjësisht nga kryetari i Alternativës për ndryshim dhe komentet e tilla dhe postimet përmes Facebookut nga personi në fjalë nuk dua ti komentoj

Gazetari: Jo, aktakuzën e ngrit gjykata e jo ish një politikan, por aktakuzën si akt ligjor e ngrit një gjykatë, apo jo prokuroria

Ardita Sinani: E ka inicuar ish kryetari i komunës por do ta vërtetoj gjykata.