Aksioni “Speed maraton”, në të cilin do të kryhet kontrolli i shtuar i tejkalimit të shpejtësisë në rrugët në Serbi, fillon sot, ndërsa Tomisllav Petroviç nga Agjencia e Sigurisë së komunikacionit thotë se në shtatë ditët e ardhshme, patrullat e policisë do të jenë në terren 24 orë.
Ai i tha se shkeljet e masave të komunikacionit zakonisht vijnë nga jashtë vendbanimit, atje ku, siç thotë ai, është e mundur të ngasësh makinën më shpejt dhe thotë se kryesisht të rinjtë kryejnë shkelje të rregulave.
Petroviç deklaroi se këtë vit 20 persona më pakë kanë humbur jetën në komunikacion në krahasim me vitin e kaluar, dhe që nga fillimi i vitit, rreth 45 këmbësorë kanë humbur jetën, përfshirë katër fëmijë.
“Këtë vit kemi arritur rezultate të konsiderueshme, por nuk jemi të kënaqur për sa kohë që një person humb jetën,” ka thënë tha ai.
Dke filluar nga sot, 7 ditët e ardhshme patrullat e policisë për kontrollin e shpejtësisë do të jenë 24 orë në teren, ndërsa shoferët që shkelin këtë rregull të komunikacionit do të përballen me gjoba pa përjashtim./LajmiAL/












