21 vjet pas daljes në skenë të UÇPMB-së

0
505

Plotë 21 janara kaluan që nga dalja në skenë për herë të parë të UÇPMB-së e cila i dha kahje plotësisht tjetër çështje së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Mbarimi i luftës në Kosovë, tërheqja dhe stacionimi i forcave serbe në rajonin e Luginës së Preshevës bëri që situata në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të përkeqësohet dukshëm, të drejtat e shqiptarëve të këtushëm shkeleshin dhe diskriminoheshin, e gjith kjo ndikoi që të nis organizimi i celulave të UÇPMB-së për ti dalë në mbrojtje popullatës civile.

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushëbetejë ndërmjet forcave ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
UÇPMB për herë të parë publikisht është paraqitur më 26 janar të vitit 2000 në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit gjatë varimit të vëllezërve të vrarë Saqipi ndërsa veproi deri në Maj të vitit 2001, kur edhe u nënshkrua marrëveshja e demilitarizimit.
UÇPMB la pas dhjetëra dëshmorë, shumë invalidë dhe mijëra veteranë.
Edhe pse u amnistuan nga kuvendi i Serbisë me dekret të veçantë, ata prapë mbetën në shënjestër të autoriteteve serbe.
Pas luftës, shumë nga ish-guerilët u burgosën, ndërsa të tjerët u arratisën në Kosovë dhe disa të tjetër në vendet evropiane, kështu edhe sot pas mëse 2 dekadave ish ushtar të UÇPMB-së nuk mund ta shijojnë këtë pak liri në trojet e tyre, ndër ta edhe lomandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së Shefket Musliu.

Ndërsa në Tërnoc të Bujanocit është perkujtuar dëshmori i kombit Besim Faiku.
Familjarë shok dhe bashkëluftë nderuan jetën dhe veprën e dëshmorit duke vënë kurora lulesh./Lajmi-AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here