Preshevari Besim Halimi – fitues i çmimit „Oscar“ për floktar në Zvicër

0
981

Besim Halimi se bashku me vëllain, Afrimin, janë ndër floktarët më të suksesshëm në Zvicër dhe me gjerë. Vëllezërit preshevarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Thun të Zvicrës, kanë qenë gjashtë herë fitues të çmimit „Oscar“-it për floktarë si dhe janë shpërblyer edhe me dy çmime të tjera në kategorinë: „Color“ dhe „Damen West“.

Ndërkohë, Besimi përveç se është imazh i kompanisë së ngjyrave për flokë „Schwarzkopf Professional“, ishte edhe pjesë e jurisë për të përzgjedhur “Oscar Austrian Hairdresser” që u mbajt në Vjenë të Austrisë në vitin 2017. Besimi dhe Afrimi prej 13-të vitesh kanë sallonin e tyre “Haircut Bes” ku frekuentojnë klientë të shumë zviceranë dhe shqiptarë.

“Të gjitha këto suksese dhe të gjitha këto çmime që kemi rrëmbyer deri me tash, janë shpërblim për punën tonë shumëvjeçare“, thotë Besimi, pronari i lokalit të floktarisë, të cilin e udhëheq nga viti 2006.

Por Besim Halimi, njohuritë e tij prej floktari profesionist i bart edhe te të rinjtë, përmes seminareve që i mban për ta në qytete të ndryshme të Zvicrës. Puna e tij në zbukurimin e femrave e bën të ndihet mirë. “Ku ka më bukur se të punosh me gjininë e bukur”, thotë shkurt ai.albinfo.ch.

Kompania e e ngjyrave të flokëve “Schwarzkopf” ka një kohë të gjatë që ka nxjerrë në treg edhe ngjyrën e flokëve “Bes Blond”, ngjyrë kjo që është në emër dhe në imazh të floktarit Besim Halimit. “Ne jemi shumë krenarë për bashkëpunimin dhe respektin që tregon kompania “Schwarzkopf” për ne dhe punën tonë”, shprehet ai.

Besimi tregon se janë në përgatitje për koleksionin e ri për revista ndërkombëtare. Ndërkohë ata gjatë verës janë të ftuar në Kinë në “Next Level Up”, kurse gjatë muajve të vjeshtës së bashku më stafin do të udhëtojnë për në Londër në “Exell London” për të treguar inspirimin për vitin 2020.

Ngjyrat e preferuara gjatë verës sipas floktarit Halimi do të jenë bionde, ngjyrë mjalti, pjeshke dhe vanile, kurse modeli i flokëve për femra është “Bob” horizontal me një gjatësi deri në mesin e qafës, pra afërisht 20 cm horizontalisht./Lajmial/