Bujanoc: Dy pompat e shqiptarëve nuk kanë dizel, në atë serbe PO. Thonë se furnizuesi nuk po i jep! A po diskriminohen shqiptarët?

0
622

2 nga 3 pompat e benzinës në Bujanoc të cilat i furnizojnë qytetarët e me karburantë thonë se nuk kanë karburant për veturat dizel, vetëm benzinë.

Në dy pompat e benzinës me pronarë shqiptarë qytetarët sot nuk mund të furnizoheshin me dizel sepse sipas punonjësve, nuk posedojnë dizel vetëm benzinë.

Në njërën nga dy pompat me pronarë shqiptarë, punonjësi është shprehur se furnizuesi nuk po i jep naftë, nëse kjo është e vërtetë atëher ky është një diskriminim i drejtpërdrejt ndaj pompave që janë nën pronësi të shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

Nga ana tjetër në pompën e benzinës NIS në dalje të qytetit pa kurfar problemi, edhe pse me pak pritje, furnizimi me dizel ishte i mundur.

LajmiAL lidhur me këtë rast iu ka drejtuar edhe Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS) me pyetjen nëse po diskriminohen, përsa i përket furnizimit me garburant dizel pompat me pronarë shqiptarë në komunën e Bujanocit, apo mos vallë po e mshefin atë, në pritje të një çmimi më të lartë. Sapo të marrim përgjigjen nga (NIS) do ta publikojnë atë./LajmiAL/