Bujanoci me 5 ndërsa Presheva 2 raste të reja me Covid-19

0
170

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 252 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 22 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 8 janë nga Vranja, 5 nga Bujanoci, nga 3 raste kanë Vlladiqin Hani dhe Boseligradi dhe nga 2 raste janë konfirmuar nga Presheva dhe Surdilica ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk ka patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së mërkurë./LajmiAL