Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në takim
avokatin e popullit të Republikës së Kosovës Naim Qelaj së bashku me bashkëpunëtorët e tijë.
Në këtë takim është biseduar për shum tema të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës veçanarisht të komunës së Bujanocit.
Sipas kryetarit Arifi theks i veçantë iu është përkushtuar qytetarëve të komunës së Bujanocit që jetojnë përkohësisht në Kosovë dhe problemet që kanë me rregullimin e lejeqëndrimit.
Kryetari Arifi ka kërkuar nga avokati i popullit i Republikës së Kosovës Naim Qelaj që me autoritetin e tij të ndikojë edhe në institucionet e Republikës së Kosovës për rregullimin e dokumentacioneve të qytetarëve tanë që jetojnë përkohësisht në Kosovë.

Postimi i kryetarit Arifi
“Sot, gjatë ditës zhvillova një takim me avokatin e popullit të Republikës së Kosovës z. Naim Qelaj së bashku me bashkëpunëtorë.
Pasi e njoftova me gjendjen në Bujanoc, e posaçërisht me pozitën e shqiptarëve këtu, kërkova nga z. Qelaj që me autoritetin e tij të ndikojë edhe në institucionet e Republikës së Kosovës për rregullimin e dokumentacioneve të qytetarëve tanë që jetojnë përkohësisht në Kosovë”, ka shkruar Arifi./LajmiAL/












