Bujanoc: Covid-19 gjenë pak qetësi, brënda 24 orëve 5 të infektuar

0
326

Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit pas një periudhë tejet shqetësuese, si duket në 24 orët e fundit ka gjetur pakës qetësi.

Pas një tempo me numra dyshifrorë të të infektuarve e shtuna ka kaluar vetëm me 5 raste pozitivve, duke çuar në 129 numrin e të infektuarve në muajin mars.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1025 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej 1199 kontrolla prej tyre 1067 të rritur dhe 132 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 13 mars ka qenë 64, prejtyre 52 të rritur dhe 12 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 29 prej tyre 5 kanë rezultuar pozotiv me virusin korona.

Sipas këtyre të dhënave në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë konfirmuar 5 raste të reja me virusin korona./Lajmi-AL/