Në momentet e fundit, anulohet turneru tradiocional i boksit “Tërnoci 2021”

0
320

Turneu tradicional i boksit “Tërnoci 2021” i paraparë të mbahet sot në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc nuk është mbajtur për arsyeje të, siç ka thënë organizatori i këtij turenu Ridvan Imeri “policia serbe në kufij ktheu boksjerët kosovar mbrapa dhe Turneu u anulua për kohë të pacaktuar”
Edhe pse një ditë më parë Shtabi i Krizave kishte vendosur masat e reja në luftën kundër COVID-19 dhe kishte anuluar çdo aktivitet, ndërsa ato sportive ishin paraparë të mbahen pa prezencën e publikut në këtë evenimet i pranishëm ishte kryetari i PVD-së njëherit deputeti popullorë Shaip Kamberi.
Pak para fillimit të këtij evenimenti sportiv, kur edhe shiheshin boksierët e klubeve tjera duke bërë përgatitjet, organizatori paralajmëroi anulimin e tij për arsyejet e lartcekura.


Vlen të theksohet se edhe vet prezenca e deputetit Kamberi i cili shihej se ishte pergatitur edhe për ndarjen e peharëve, nuk mundi të ndikojë për ti mundësuar boksierët kosovarë që të kalojnë kufirin.
Për mbajtjen e turneut organizatori kishte ndërmarrë të gjitha masat e duhura epidemiologjike, në hyrje u pa prezenca e policisë, stafit mjeksorë si dhe kompania SECURITY për mbajtjen e rendit./Lajmi-AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here