Arifi priti në takim kryetarët e komunave të Gjilanit dhe Kamenicës

0
269

Kryetarët e dy komunave fqinjë të Kosovës, Gjilanit dhe Kamenicës Alban Hyseni dhe Kadri Rahimaj sot për herë të parë që nga ardhja në detyrë kanë qëndruar në komunën e Bujanocit, ku janë pritur nga kryetari Nagip Arifi.

Gjatë këtij takimi i cili më shumë kishte karakter vëllazërorë është biseduar për një bashkëpunim ndërkufitarë në të ardhmën që mund të kenë tri komunat Gjilani, Kamenica dhe Bujanoci.

Kryetari Arifi edhe gjatë këtij takimi nuk ka harruar çështjen e të shpërngulurve nga komuna e Bujanocit në Kosovë, sidomos në komunën e Gjilanit, ku ka kërkuar nga kryetari Hyseni që të bëhet çmos për ta zgjidhë problemin e lejeqëndrimit, veçmas pajisjes me dokumentacione për të shpërngulurit nga komuna e Bujanocit.

Gjithashtu është biseduar edhe për bashkëpunim në fusha të ndryshme me qëllim të përmirësimit të kushteve të banorëve, sidomos në zonat kufitare, duke mos përjashtuar edhe lidhjet farefisnore nga dy anët e kufirit.

“Isha i nderuar me vizitën e dy homologëve nga komunat fqinje z. Alban Hyseni nga Gjilani dhe z. Kadri Rahimaj nga Kamenica së bashku me bashkëpunëtorët e vet.

Lidhjet tona farefisnore do t’i thellojmë edhe më shumë përmes projekteve në fusha të rëndësishme që prekin jetërat e qytetarëve tanë, si në përmirësimin e infrastrukturës, në arsim, kulturë, sport dhe zhvillim ekonomik.

Kemi pasur shembuj të mirë bashkëpunimi edhe në të kaluarën me këto dy komuna, tani është koha ta forcojmë këtë bashkëpunim edhe më shumë” ka thën kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi pas takimit me homologët e tij.

Nga ana tjetër edhe kryetarët Hyseni dhe Rahimaj janë zotur për një bashkëpunim pa rezervë me komunën e Buajnocit.

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka theksuar se do të të jap angazhimin e tijë maksimalë për zgjidhjen e lejeqëndirmit të të shpërngulurve nga komuna e Bujanocit, për ti siguruar një jetë më të mirë.

Edhe kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj ëhstë zotuar për bashkëpunim të sinqert, sidomos për banorët e Malësisë së Bujanocit të cilët kanë lidhje më të afërta me Kamenicën se me Bujanocin./LajmiAL/