Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kontrollit në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, ka ndaluar një veturë të tipit BMW, e cila dyshohet se ka hyrë nga Serbia në Kosovë.
Shoferit të këtij automjet i janë gjetur 60 mijë euro, të cilat i kishte fshehur në pantallona.
“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, konkretisht me rastin e kontrollit të personit-vozitësit të automjetit BMW të ndaluar, Policia ka identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep një sasi të konsiderueshme të parave.
Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera. Gjithashtu, janë njoftuar edhe njësite kompetente për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe pas numërimit të parave rezulton që shuma e parave të jetë: 60 000 (gjashtëdhjetë mijë Euro)”, ka njoftuar Policia.








