Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Administrata e Policisë Rrugore, nga data 21 prill deri më 3 maj 2022, do të zhvillojnë aksionin e kontrollit të shtuar të pjesëmarrësve në trafik për të ruajtur sigurinë në komunikacion gjatë festave të ardhshme të Pashkëve dhe 1 Majit, kur një numër i shtuar i automjeteve pritet të qarkullojë në rrugët e Serbisë.
Aksioni do të synojë zbulimin e shkeljeve më të rënda, si shpejtësia, parakalimi i ndaluar, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit ose substancave psikoaktive, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe përdorimi jo i lejuar i telefonit gjatë drejtimit të automjetit.
Gjithashtu, për shkak të numrit më të madh të motoçikletave dhe mopedëve në komunikacion, policia do t’i kontrollojë edhe këta pjesëmarrës në komunikacion./LajmiAL/








