Në mozaikun e ndërlikuar politik të Luginës së Preshevës, një emër vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes: Ardita Sinani.
E njohur si një prej figurave më të vendosura dhe më me ndikim në politikën shqiptare të kësaj treve, Sinani ka arritur të shndërrohet në simbol të forcës, vizionit dhe përfaqësimit të paepur.

Si kryetare e Degës së PVD-së në Preshevë, si ish-kryetare e komunës dhe kryetare aktuale e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka dëshmuar kapacitet unik të një femre për të artikuluar kërkesat e shqiptarëve të Luginës dhe për t’i kthyer ato në agjendë konkrete institucionale, të paktën kështu tregojnë aktivitetet në terren të paraqitura përmes fotografive në rrjetin social.

Ajo po reflekton si një femër e guximshme për vendimmarrje të guximshme dhe lidership që rrallë shihet në skenën politike lokale. Roli i saj shtrihet përtej kufijve administrativë të Preshevës. Sinani është cilësuar shpesh si bashkëpunëtore e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke krijuar ura të forta komunikimi dhe koordinimi me institucionet e Prishtinës. Përmes angazhimeve të saj, çështja e Luginës ka marrë më shumë zë dhe më shumë seriozitet në institucionet e Republikës së Kosovës. Ndikimi i saj nuk ndalet aty.

Ardita Sinani ka kultivuar një prani të rëndësishme edhe në politikën e Maqedonisë së Veriut, në marrëdhëniet me Qeverinë e Shqipërisë, si dhe në komunikimin me përfaqësitë diplomatike ndërkombëtare, duke u shëndërruar në një zë të respektuar e në një figurë që merret seriozisht kudo ku flitet për të drejtat e shqiptarëve në rajon.

Energjia e saj politike, aftësia për të artikuluar pozicionet strategjike dhe ndikimi i saj rajonal e kanë bërë Sinanin një ndër personalitetet më të fuqishme femërore në hapësirën shqiptare përgjatë viteve të fundit. Ardita Sinani mbetet shembulli se si vizioni, guximi dhe vendosmëria mund të shndërrojnë një lidere lokale në një figurë me ndikim regjional./LajmiAL/












