Për shkak të dyshimit se posedojnë teste të rreme PCR për virusin korona, policia maqedonase ka arrestuar tre shtetas serbë në vendkalimin kufitar Tabanoc, njofton MPB e Maqedonisë së Veriut, përcjell LajmiAL. .
Në deklaratë thuhet se janë arrestuar S. U. (50), S. Sh. (55) dhe M. J. (35).
Siç njoftohet, të dyshuarit i janë dorëzuar policisë në Kumanovë për hetime të mëtutjeshme, thuhet në njoftim.












