Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit 457 persona nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar ndaj virusit korona.
Në bazë të këtyre analizave 123 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.
Nga ky numër, 73 janë nga Vranja, 16 nga Vlladiçin Hani, 13 nga Surdulica, 9 nga Tërgovishta, 8 nga Bujanoci dhe 4 nga Presheva.












