123 të infektuar në rrethin e Pçinjës, Bujanoc 8 raste të reja, Vranja kryeson me 73 raste

0
280

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit 457 persona nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar ndaj virusit korona.

Në bazë të këtyre analizave 123 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Nga ky numër, 73 janë nga Vranja, 16 nga Vlladiçin Hani, 13 nga Surdulica, 9 nga Tërgovishta, 8 nga Bujanoci dhe 4 nga Presheva.