Vuçiq: Do ti shtypim tekstet shkollore në gjuhën shqipe

0
314

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë paraqitjes së tij para opinionit ka thënë se do ti integrojmë shqiptarët e Jugut të Sërbisë por ata duhet ta dijnë se në cilin shtet jetojnë.


“Do të shtypim tekstet shkollore në gjuhën shqipe, një pjesë të shqiptarëve do ta fusim në sistem, do ti integrojmë, do të punojnë si polic dhe mjek” ka thënë sot Presidenti serb Aleksandër Vuçiq gjatë paraqitjes së tij.


Ai gjithashtu ka potencuar se, “por edhe shqiptarët le ta dinë se cilit shtet i përkasin, këtu nuk ka vlerësim as polemikë”


Ai këtë e ka theksuar pas takimit që ka patur sot me përfaqësuesit e OSBE-së lidhur me situatën në Preshevë dhe Bujanoc./Lajmi-AL/