Sonte në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku vetëm 10 përqind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në dispozicion të tifozëve, derisa të gjithë të tjerët emocionet e kësaj ndeshjeje do të mund t’i përjetojnë si zakonisht në transmetimin e drejtpërdrejt në RTK.








