Nën organizimin e OVL-UÇPMB-së më 26 janarë do të ketë aktivitetet për nder të përvjetorit të vrasjes së vëllezërve Saqipi nga fshati Dobrosin, rënien e dëshmorit Besim faikut dhe daljes në skenë të OVL UÇPMB-së
Njoftimi i OVL UÇPMB-së
Të nderura familje të dëshmorëve, martirëve, invalidë, veteranë si dhe gjithë të interesuarit ju njoftojmë së me datë 26.01.2022 bëhen 22 vite nga vrasja e dy vëllezërve Saqipi nga fshati Dobrosin si dhe daljes publike për herë të parë e UÇPMB-së.
Po ashtu në këtë datë një vit më vonë ra heroikisht dëshmori Besim Faiku nga fshati Tërnoc.
Agjenda me 26 .01 2022 eshtë:
Në ora 9:30 homazhe pranē varrit të dëshmorit Besim Faiku në fshatin Tërnoc.
Në ora 10:00 homazhe tek vendi i vrasjes së dy vëllezërve Saqipi ,dhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Dobrosin.
Ardhja juaj nderon gjakun e gjithē atyre që ranë për lirinë e atdheut. Me rrespekt kryesia e OVl UÇPMB-së Bujanoc, thuhet në njoftim./LajmiAL/












