Kryetari ii komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka pritur në takim kampionin e boksit Shefat Isufin.
Pas takimit vëllazërorë me Isufin Arifi është shprehur, “kënaqësi e veçant ta mirëpres kampionin në WBA, WBC, IBF, EUROPE dhe WBO Intercontinental dhe sfiduesin e titullit botëror në WBO Shefat Isufin.
Shefati nuk është veç krenaria e Tërnocit dhe komunës së Bujanocit, por edhe i të gjithë shqiptarëve kudo që janë” ka thënë Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. /Lajmi-AL/













