Drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviq gjatë prezantimut të situatës me Covid-19 në Komunën e Bujanocit potencoi se më në fund mund të thuhet se situata me virusin korona ështe më stabile.
Sipas sajë deri më tani rreth 32 mijë doza të vaksinave janë dhënë në komunën e Bujanocit, prej tyre mbi 15 mijë qytetar janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa një numër i konsiderueshëm janë vaksinuar edhe me dozën e tretë.
Vlenë të theksohet se shtëpia e shëndetit ka në dispozicion të gjitha dozat e vaksinës.
Sipas drejtoreshës Pavlloviq, deri në këto momente nuk ka të konfirmuar raste me llojin e ri të virusit korona./Lajmi-AL/












