11 të infektuar, të gjitha nga Vranja

0
172

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 131 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 11 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, dhe të gjithë janë nga Vranja, ndërsa komunat tjera të dielën nuk kanë patur raste të reja të të infektuarve me virusin korona.