Vetëm 3 komuna në rrethin e Pçinjës me raste të reja, Bujanoci me ZERO raste

0
177

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 245 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 19 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 16 janë nga Vranja, 2 nga Surdulica dhe 1 nga Hani.
Në komunat tjera të rrethit të Pçinjës të shtunën nuk ka patur raste të reja me Covid-19, përfshirë edhe komunën e Bujanocit.