Predrag Kon: “Shtabi i Krizave akoma nuk ka lejuar festimet e Vitit të Ri”

0
290

“Sigurisht që nuk do të ketë asnjë epidemiolog, të paktën në Shtabin e Krizës, që do të mbështesë ngjarje të tilla.

Fakti është që ne ose do të punojmë në mënyrë proaktive ose do të presim derisa të fillojë rritja dhe më pas të marrim masa, por është më lirë dhe më mirë të punohet në mënyrë proaktive”, tha Epidemiologu dhe anëtari i Shtabit të Krizave Predrag Kon.

Epidemiologu dhe anëtari i Shtabit të Krizave Predrag Kon deklaroi sot se pritja e natës së ndërrimit të viteve po reklamohet vazhdimisht nëpër sheshe dhe se deri më tani askush në Shtabin e Krizave nuk e ka miratuar apo mbështetur një gjë të tillë.

Kon tha për RTS se askush nuk e ka miratuar grumbullimin e më shumë se 500 njerëzve dhe se festimet e organizuara të Vitit të Ri nëpër sheshe po reklamohen vazhdimisht.